image Kryetari i Istogut dënohet me një vit burgim efektiv për konflikt interesi

Drejtësi

Kryetari i Istogut dënohet me një vit burgim efektiv për konflikt interesi

news image

Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, është dënuar nga gjykata me një vit burgim efektiv për veprën penale të konfliktit të interesit, transmeton Sinjali.

Ai akuzohej se në cilësinë e kryetarit të Komunës së Istogut ka nënshkruar kontratë me kompaninë e vëllait të tij, “Ma-Con” sh.p.k. për punimin e kanalizimit për fshatrat Cercë dhe Lubozhdë, në vlerë rreth 289 mijë euro.

Aktakuza ndaj Rugovës, ishte ngritur me mars të vitit 2018, e që procesi gjyqësor zgjati më shumë se 3 vite.

Kryetar i trupit gjykues, në rastin e Rugovës, ishte gjykatësi Sami Sharraxhiu, ndërsa aktakuzën e ka përfaqësuar prokurori Ali Uka./Gazeta Sinjali/