image Abdixhiku për Haki Rugovën: LDK e humbi një veprimtar ikonik

Politikë

Abdixhiku për Haki Rugovën: LDK e humbi një veprimtar ikonik

news image

Sot në orën 15:00 ish kryetari i Istogut, Haki Rugova do të varroset në varrezat e fshatit Cerrcë. Mirëpo para varrimit, komuna e Istogut nën drejtimin e kryetarit Ilir Ferati ka organizuar një mbledhje komemorative, ku fjalë rasti kanë mbajtur kryetari Ferati dhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ferati tha se Rugova i ka fituar tri mandate si kryetar i Istogut pasi që qytetarët e Istogut kanë vlerësuar drejt.

Kjo që kemi sot është bashkëthemeluar nga Haki Rugova dhe bashkëpunëtorët e tij… Zoti e bekoftë Haki Rugovën dhe familjen Rugova”, tha Ferati.

Ndërsa Lumir Abdixhiku u shprehu ngushëllime familjes Rugova në emër të LDK-së, duke e quajtur atë si “burrë të madh” e “kryetar të jashtëzakonshëm”.

“Ju humbët një familja, ndërsa LDK humbi një veprimtar ikonik të saj”, tha ai.

Homazhe në hollin e Shtëpisë së Kulturës “Adem Jashari” në Istog ka bërë edhe ish kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, derisa është parë numër i madh i qytetarëve që e kanë ngushëlluar familjen e Rugovës.

Nga familja Rugova, ka folur Ibish Rugova i cili ka falënderuar qytetarët dhe institucionet për mesazhet e shumta ngushëllimi.

Mbledhja komemorative ka filluar në orën 13:00 dhe ka përfunduar në 13:20.

/GazetaSinjali/