image Kryetari i Ferizajt tregon se sa persona nga ky qytet janë duke u testuar sot për koronavirus

Kosovë

Pandemia/ Kryetari i Ferizajt tregon se sa persona nga ky qytet janë duke u testuar sot për koronavirus

news image

Pas dy ditëve pa asnjë rast të ri me koronavirus nga Ferizaj, mbrëmë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka konfirmuar 3 raste të reja me COVID-19 nga ky qytet.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë për Gazetën Sinjali se sot janë marrë për t’u testuar 19 mostra.

“19 mostra janë marrë nga Ferizaj për t’u testuar për koronavirus”, ka thënë Aliu.

Ferizaj mbetet vendi me më së shumti të infektuar në Kosovë, me gjithsej 93 raste me koronavirus, prej të cilëve dy persona kanë vdekur.

Njëri nga tre personat që dolën pozitiv me COVID-19 mbrëmë ishte një mjek, i cili , siç tha Aliu mbrëmë, kishte kontakt me viktimën e parë nga Ferizaj. /Gazeta Sinjali/