Sot janë konfirmur 7 raste të reja me COVID-19 në Kosovë. Nga këto raste, 5 janë nga Ferizaj.
Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, i ka thënë Gazetës Sinjali se rasti në Balaj dhe 4 rastet e tjera në qytet kanë qenë raste kontakti.
“Të gjitha janë raste kontakti”, tha Aliu.
Dje në Komunën e Ferizajt janë konfirmuar edhe 16 raste të reja me COVID-19.
Të gjitha rastet e reja janë raste kontakti nga të infektuarit në Talinovc të Jerlive.
Për rastet e djeshme, Aliu dje tha se njëra nuse e tyre, e cila është nga fshati Balaj, ka shkuar ta vizitojë familjen e saj para 7 ditësh dhe si pasojë janë infektuar 11 familjarë të saj.
Ndërsa familja tjetër është familja e dhëndrit të tyre. Në mesin e tyrë është infektuar edhe një doktor, që është dhëndri i tyre.
“Në mesin e tyre ka edhe fëmijë, ka të moshës edhe 4-5 vjeçare deri në moshën 76 vjeçare. Gjendja e tyre është e mirë, kanë simptoma të lehta”, tha Aliu.
Vajza e cila ka familjen e saj në fshatin Balaj, para dy dite ka rezultuar pozitiv me Covid-19, ndërsa para 7 dite vajza ka shkuar t’i vizitojë familjarët e saj.
“Pas rezultimit pozitiv me Covid-19, janë testuar pastaj familjarët e saj”, tha Aliu. /Gazeta Sinjali/