image Kryetari i Drenasit reagon pas aksidentit të rëndë në Zabel të Ultë

Politikë

Kryetari i Drenasit reagon pas aksidentit të rëndë në Zabel të Ultë

news image

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci u ka uruar shërim të aksidentuarve në Zabel të Ultë, i cili ka apeluar edhe për kujdes në komunikacion.

Lladrovci më këtë rast ka shprehur shqetësimin për aksidente të shumta që po ndodhin, duke apeluar për më shumë kujdes në komunikacion.

“Aksidenti në Zabel të ulët, tregon shumë për mungesën e kujdesit në komunikacion. Pandeminë e përballuam si duhet, kujdesi për jetën tonë dhe të tjerëve nuk duhet të mungojë, asnjëherë”, ka shkruar Lladrovci në Facebook.

Postimi i plotë”

Të lënduarve të sotëm në aksidentin e ndodhur në Zabel të ulët, ju dëshiroj shërim të shpejt e me sa më pak pasoja. Jemi me brengën e personave dhe familjeve të prekura në aksident. Të gjithëve të lënduarve ju dëshirojmë kthim sa më të shpejtë pranë familjeve.

Nga vendi i ngjarjes, dukej situatë e tmerrshme, për fat, nga ato që u thanë, asnjëri nuk është në rrezik për jetën.

Aksidenti në Zabel të ulët, tregon shumë për mungesën e kujdesit në komunikacion. Pandeminë e përballuam si duhet, kujdesi për jetën tonë dhe të tjerëve nuk duhet të mungojë, asnjëherë!/Gazeta Sinjali/