image Kryetari i Deçanit e mohon se ka të infektuar me koronavirus në këtë komunë

Kosovë

Reagim/ Kryetari i Deçanit e mohon se ka të infektuar me koronavirus në këtë komunë

news image

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka thënë se në këtë komunë nuk ka asnjë të infektuar me koronavirus.

Pak më parë Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se të prekur me koronavirus kishte edhe në qytetin e Deçanit me një rast.

“Qytetarë të Deçanit, është publikuar sonte një informatë se një qytetarë nga Lëbusha e Deçanit është i infektuar nga Corona Virus. I siguroi qytetarët dhe mediat që ende nuk kemi rastë në Deçan”, ka shkruar ai.

Ramosaj ka theksuar se rasti i Lëbushës i ardhur nga jashtë shtetit është karantinuar në konvikt dhe se Deçani është i paprekur me virus./ Gazeta Sinjali/

Qytetarë të nderuar të Deçanit, neser do keni informacionin e plotë për rastin e komunikuar nga Mediat.Nji është e…

Posted by Bashkim Ramosaj on Wednesday, April 15, 2020