Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka thënë se në këtë komunë nuk ka asnjë të infektuar me koronavirus.
Pak më parë Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se të prekur me koronavirus kishte edhe në qytetin e Deçanit me një rast.
“Qytetarë të Deçanit, është publikuar sonte një informatë se një qytetarë nga Lëbusha e Deçanit është i infektuar nga Corona Virus. I siguroi qytetarët dhe mediat që ende nuk kemi rastë në Deçan”, ka shkruar ai.
Ramosaj ka theksuar se rasti i Lëbushës i ardhur nga jashtë shtetit është karantinuar në konvikt dhe se Deçani është i paprekur me virus./ Gazeta Sinjali/