Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka ngushëlluar familjen e Azgon Zenel Selmonaj i cili humbi jetën tragjikisht në Liqenin e Radoniqit, shkruan Gazeta Sinali.
Përmes një postimi në Facebook, Ramosaj ka falenderuar Policinë, , e sidomos stafin mjekësor në Deçan për përpjekjet e tyre në menaxhmin e kësaj fatkeqësie.
Postimi i plotë i kryetarit të Deçanit:
Azgon Zenel Selmonaj, humbi jetën tagjikisht në liqenin e Radoniqit.
Ka qenë ditë e rëndë dje për të gjithë neve, e sidomos për shokët që u munduan ti dalin në ndihmë Azgonit.
Falenderoj Policinë, e sidomos stafin mjekësor në Deçan për pëpjekjet e tyre mbinjerëzore në menaxhmin e kësaj fatkeqësie që na ka goditur dje.
Ngushëllime për të gjithë miqtë e shokët e Azgonit dhe Familjen Selmonaj nga Rastavica./Gazeta Sinjali/