image Kryetari i Bujanocit i kërkon Kurtit që ta rishikojë masën e tri vaksinave për hyrje në Kosovë

Rajon

Kryetari i Bujanocit i kërkon Kurtit që ta rishikojë masën e tri vaksinave për hyrje në Kosovë

news image

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, i është drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me një letër, përmes të cilës i kërkon që ta rishikojë masën anti-COVID të vendosur për ata që hyjnë në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

“Duke respektuar vendimet e institucioneve të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe duke mos dashur që të ndërhyj në vendimet e juaja në lidhje me masat e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19, por i shtyrë nga kërkesat e shumta të qytetarëve të komunës së Bujanocit, të cilët lëvizin në drejtim të Republikës së Kosovës, kërkojmë nga ju si kryeministër i Kosovës, të rishikoni vendimin e hyrje-daljeve në territorin tuaj për qytetarët jashtë Kosovës”, thuhet ndër të tjera në letrën që Arifi ia ka dërguar Kurtit.

Sipas tij, masa e cila po kërkon dozën e tretë të vaksinës dhe testin PCR, po i dëmton studentët dhe bizneset që udhëtojnë çdo ditë për në Kosovë.

“Ju lutem në emër të të gjithë qytetarëve të komunës së Bujanocit, që vendimi që ka hy në fuqi të shtunën e kaluar, të rishikohet dhe të merret një vendim më i pranueshëm, gjithnjë duke pasur primare mbrojtjen e shtetit”, thuhet tutje në letrën e Arifit. /GazetaSinjali/