image Kryetarët e komunave të VV-së e shfrytëzojnë pranverën për tu shëtitur nëpër Spanjë - Sinjali

Kryetarët e komunave të VV-së e shfrytëzojnë pranverën për tu shëtitur nëpër Spanjë

news image

Kryetarët e komunave që janë nga Vetëvendosje, kanë marrë një mision. Ata kanë marrë si përgjegjësi që të lobojnë për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Spanja, gjë që i takon ministres së Jashtme.

Kryetarët e komunave të Gjilanit, Kamenicës dhe Shtimes po qëndrojnë së bashku në Spanjë, ku po marrim pjesë në konferencën e qyteteve të gjelbra evropiane “Greening from the Ground Up: Our Commitment to Recilience” në qytetine Valencias.

Alban Hyseni, Kadri Rahimaj dhe Qemajl Aliu duket se kanë lënë anash hallet e qytetarëve të tyre dhe po e kryejnë punën e ministres Gërvalla.

Ata, së bashku, kanë mbajtur në duar një pankartë, ku në gjuhën angleze thuhet: Thirrje Spanjës për ta njohur Republikën e Kosovës.

Në këtë konferencë do të prezantohen iniciativa të shumta që qytetet kanë ndërmarr për të bërë qytetet e tyre të gjelbra dhe të qëndrueshme.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin