image Kryetarët e komunave në veri i kërkojnë KFOR-it të qëndrojë neutral

Kosovë

Kryetarët e komunave në veri i kërkojnë KFOR-it të qëndrojë neutral

news image

Kryetarët e Komunave Veriore janë takuar sot me komandantin e KFOR-it, Franko Federicin, shkruan Gazeta Sinjali.

Në njoftimin e bërë nga Lista Serbe tregohet se ata kanë kërkuar nga Federici që KFOR-i të mbetet neutral dhe të përkujdeset për siguri.

Me atë rast, kryetarët e komunave kërkuan nga komandanti i KFOR -it që ushtarët e KFOR -it të qëndrojnë neutral dhe të veprojnë në përputhje me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, thuhet në njoftim.

Tutje ata kanë shtuar se kanë njoftuar KFOR-in për incidentet të shkaktuar sipas tyre nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës.

Kujtojmë se incidente të tilla të supozuara nga pala serbe, janë demantuar nga ana e Policisë së Kosovës.

Postimi i plotë

Sot, kryetarët e komunave nga veriu i Kosovës u takuan me komandantin e KFOR -it, gjeneralmajor Franko Federici, dhe biseduan për situatën në veri pas lëvizjeve të njëanshme të Prishtinës.

Me atë rast, kryetarët e komunave kërkuan nga komandanti i KFOR -it që ushtarët e KFOR -it të qëndrojnë neutral dhe të veprojnë në përputhje me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Për shkak të një sërë incidentesh të shkaktuara nga forcat speciale ROSU në ditët e mëparshme, është e nevojshme të rritet prania e KFOR -it në mënyrë që të parandalohen incidente të tilla dhe të ruhet paqja.

Edhe një herë, ne i bëjmë thirrje qytetarëve të qëndrojnë të përmbajtur dhe të mos bien pre e provokimeve, ne jemi të vetëm dhe mbrojmë të drejtën themelore të njeriut të garantuar nga të gjitha aktet dhe statutet ndërkombëtare. Komandanti i KFOR -it thotë se KFOR -i nuk do të ndërhyjë në çështjet politike ose nuk do të heqë me forcë pengesat në rrugë.

/Gazeta Sinjali/