image Kryesia vendos që seanca e jashtëzakonshme të mbahet sot

Politikë

Kryesia vendos që seanca e jashtëzakonshme të mbahet sot

news image

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, u mblodh sot nën drejtimin e kryeparlamentares Vjosa Osmani, për të shqyrtuar kërkesën e kryeministrit për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, me pikë të vetme të rendit të ditës, shqyrtimin e Propozim-Vendimit të Qeverisë për dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit.

Në njoftimin për media theksohet se Kryesia vendosi që konform kërkesës, seanca e jashtëzakonshme të mbahet sot, më 5 janar 2021, në orën 18:00.

Po ashtu Kryesia autorizoi Komisionin funksional për Çështjet e Sigurisë dhe të Mbrojtjes, për shqyrtimin paraprak të këtij propozim-vendimi. /GazetaSinjali/

FSK-ja në misione të përbashkëta me Gardën Kombëtare të Iowa-s