image Kryesia sërish nuk vendos për seancën plenare

Kosovë

Kryesia sërish nuk vendos për seancën plenare

news image

Kryesia e Kuvendit të Kosovës as sot nuk ka arritur ta caktojë seancën plenare. Të njëjtit pritet të mbledhen sërish javën e ardhshme për vendimmarrje.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, duke arsyetuar dështimin e mbledhjes, tha se gjatë kësaj jave do të takohen grupet punuese për MSA-në.

Ndërsa, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, kritikoi qeverinë për gazsjellësin, duke përmendur nevojën e debatit për këtë çështje në legjislativ.

Kritik u shfaq edhe shefi i grupit parlamentar te AAK-së, Besnik Tahiri, i cili tha se Kuvendi është jofunksional tash e sa javë.

/GazetaSinjali/