image Kryesia e Kuvendit vendos që të martën të mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga PDK

Kosovë

Mbledhja/ Kryesia e Kuvendit vendos që të martën të mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga PDK

news image

Kryesia e Kuvendit të Kosovës edhe formalisht vendosi që Kuvendi i Kosovës të mblidhet të martën nga ora 11:00 në seancë të jashtëzakonshme sipas kërkesës së PDK-së dhe deputetëve nënshkrues.

Në këtë seancë, PDK ka propozuar miratimin e një pako emergjente financiare prej 320 milionë euro për të ndihmuar punëtorët e sektorit privat, bizneset dhe gjitha kategoritë shoqërore që po ballafaqohen me pandeminë koronavirus.

Gjatë prezantimit të kësaj pako financiare ditë më parë, kryetari i PDK Kadri Veseli ka ftuar të gjitha grupet parlamentare pa dallime politike që ta mbështesin këtë pako që do ti ndihmojë qytetarët dhe bizneset për përballjen me pandeminë koronavirus./ Gazeta Sinjali/