image Kryesia e cakton datën për seancën plenare për votimin e Qeverisë së Kosovës

Kosovë

Kuvend/ Kryesia e cakton datën për seancën plenare për votimin e Qeverisë së Kosovës

news image

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, e cila është mbledhur me kërkesë të të mandatuarit për formimin e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, për ta caktuar seancën plenare për votimin e përbërjes së qeverisë.

Pas kësaj mbledhjeje për media është deklaruar kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i cili tha se Kryesia vendosi që seancën plenare për votimin e qeverisë ta mbajë më 3 shkurt, ashtu siç edhe është propozuar nga i pari i VV-së.

“Mbledhja e Kryesisë vendosi njëjtë që të respektohet kjo datë dhe kjo orë. Kështuqë ne sapo vendosëm që seanca plenare për krijimin e qeverisë së Kosovës të mbahet më 3 shkurt në orën 11:00”, tha ai para mediave./Gazeta Sinjali/