Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban sot mbledhjen e Kryesisë.
Mbledhja e Kryesisë së AAK-së fillon në orën 15:00.
Ndërkaq, ditë më parë nga kjo parti ka dhënë dorëheqje Meliza Haradinaj-Stublla si dhe nga pozita e ministres së Punëve të Jashtme. Dorëheqja e saj erdhi pas akuzave për manipulim të votave.
Kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj sot do të takohet edhe me ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmanin dhe me kandidatin e Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti.
Ky takim vjen pas certifikimit të rezultatit zgjedhor dhe ka të bëjë me konsultimet rreth formimit të institucioneve.
Takimi Osmani-Kurti-Haradinaj mbahet në orën 13:30, ndërsa mbledhja e Kryesisë së AAK-së në orën 15:00./Gazeta Sinjali/