image Kryeshefi i Telekomit: Kam kërkuar të ulet rroga ime prej 5 mijë e 180 euro, ndihem i turpëruar

Kosovë

Deklaratë/ Kryeshefi i Telekomit: Kam kërkuar të ulet rroga ime prej 5 mijë e 180 euro, ndihem i turpëruar

news image

Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, ka deklaruar se ndihet i turpëruar nga paga e tij shumë e lartë, sidomos për situatën në të cilën po e menaxhon si dhe se ka kërkuar të ulet ajo.

Siç thotë ai, një muaj pasi mori detyrën kërkoi që pagat të ulen, mirëpo shton se ai këtë gjë nuk ka të drejtë ta bëjë vet.

“Dëgjo, paga jem është 5180 euro. Edhe në bordin e kaluar, kërkesë me shkrim kam bërë, 1 muaj pasi e kam marrë detyrën e kryeshefit, kam kërkuar që të ulen pagat. Jam duke u ndjerë i turpëruar në cfarë situate jam duke menaxhuar e të kem një pagë të tillë. Nuk kam të drejtë unë t’ia ulë pagën vetes”, ka th ënë Istrefi në Dukagjin.

Tutje, ai ka shtuar se këtë pagë që merr sot, e kanë marrë më herët edhe kryeshefat paraprak të Telekomit./GazetaSinjali/