image Kryeshefi i MCC-së shpreh gatishmërinë për bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës

Politikë

Kryeshefi i MCC-së shpreh gatishmërinë për bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës

news image

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe shefin e stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim virtual me Mahmoud Bah, Kryeshef Ekzekutiv në detyrë i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) dhe anëtarët e ekipit menaxherial të MCC.

Bah, siç njofton kryeministria, shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me Qeverinë.

Kryeministri Kurti theksoi vizionin e tij për ta bërë Kosovën me energji të pastër, furnizim të sigurt dhe çmime të përballueshme. Ai foli për synimin e Qeverisë për të siguruar konsensus kombëtar mbi politikat e nevojshme energjetike dhe reformat institucionale që do të nevojiten për të arritur këtë vizion.Gjatë takimit u bisedua edhe për procesin e hartimit të strategjisë së energjisë dhe planit kombëtar për energji dhe klimë”, thuhet në kumtesën e kryeministrisë. /Gazeta Sinjali/