image Kryeminstri britanik Boris Johnson në hapat e parë drejt shërimit nga Covid-19

Botë

Botë/ Kryeminstri britanik Boris Johnson në hapat e parë drejt shërimit nga Covid-19

news image

Kryeministri britanik Boris Johnson ndjehet mirë pas daljes nga terapia intensive, por shërimi i tij është në një fazë të hershme, deklaroi zëdhënësi i tij.

“Kryeministri është në hapat e parë drejt shërimit dhe ai do të marrë këshillat e tij nga ekipi i tij mjekësor”, tha zëdhënësi kur u pyet se kur do të kthehej në punë lideri britanik.

Johnson u shtrua në Spitalin Shën Tomasi të dielën në mbrëmje, pas kollës së vazhdueshme dhe temperaturës së lartë.

Ai njoftoi në fund të muajit mars se ishte infektuar me koronavirus. Simptomat e tij përfshinë temperaturë të lartë dhe kollë.

Për rreth dhjetë ditë, kryeministri britanik qëndroi në vetëizolim në shtëpi, mirëpo simptomat e vazhdueshme e detyruan të shtrohej në spital./ Gazeta Sinjali/