image Kryeministrja viziton spitalin, mjekët e infermierët e presin duke ia kthyer shpinën

Botë

Belgjikë/ Kryeministrja viziton spitalin, mjekët e infermierët e presin duke ia kthyer shpinën

news image

Kryeministrja belge, Sophie Wilmes përjetoi një pritje të ftohtë nga stafi mjekësor gjatë një vizite në Spitalin Saint-Pierre në Bruksel.

Punëtorët shëndetësorë përgatitën një korridor për të kur arriti, dhe derisa ajo kaloi, ata ia kthyen shpinën në shenjë proteste për menaxhimin e dobët ndaj COVID-19, transmeton Gazeta Sinjali.

Belgjika regjistroi më shumë se 9,000 vdekje dhe më shumë se 55,000 raste të konfirmuara të infeksionit.

Në të njëjtën kohë, punonjësit shëndetësorë janë të irrituar nga shkurtimet dhe pagat e ulëta në shëndetësi. /Gazeta Sinjali/