image Kryeministrja serbe zbutë tonet për Kosovën

Politikë/ Kryeministrja serbe zbutë tonet për Kosovën

news image

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç, duket se ka zbutur tonet ndaj shqiptarëve të Kosovës, duke bërë thirrje për pajtim. Ajo gjithashtu është shprehur kundër ndarjes së kufijve në Ballkan në linja etnike.

Serbia mbështetë pajtimin me shqiptarët, por nga ana tjetër ajo thotë se nuk ka bashkëbisedues. Deklaratat e Brnabiçit u bënë gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

“Ne nuk po mundohemi të krijojmë kufij etnikisht të pastër, e kundërta. Aleksandar Vuçiq kur ishte në  krye të qeverisë, e ngriti çështjen e pajtimit midis  serbëve dhe shqiptarëve. Ky është një moment historik dhe një shans i hapur”, tha ajo.

Sipas Brnabiç, mos arritja e një marrëveshjeje do të sjellë një çmim të lartë për të paguar nga të dy palët./Sinjali/