image Kryeministrja serbe thotë se djali i Vuçit është në rrezik

Rajon

Kryeministrja serbe thotë se djali i Vuçit është në rrezik

news image

Jeta e djalit të presidentit të Serbisë, Danilo Vuçiq, është në rrezik, meqë ai po përcillet gjatë gjithë kohës.

Kështu ka deklaruar kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, e cila shtoi se është e papranueshme ajo që i ka ndodhur djalit të presidentit Aleksandër Vuçiq, duke iu referuar një raportimi të disa ditëve më parë, kur një media serbe e kishte fotografuar në një lokal Danilo Vuçiqin.

Danilo ishte parë në një lokal në Beograd në shoqëri të Aleksandër Vidojeviq, një anëtar famëkeq i grupit huligan Janissaries – tifozët e klubit beogradas Partizanit.

Por, këto raportime i ka kritikuar udhëheqësja e qeverisë së Serbisë.

“Të gjithë e dinë se ku është, me kë është, çfarë po bën dhe kjo është një kërcënim serioz i sigurisë”, tha Brnabiq, në një intervistë për televizionin H1.

Ajo shtoi se “fëmijët nuk duhet të ekspozohen ndaj ngacmimeve vetëm sepse prindërit e tyre janë politikanë”.

Brnabiq pohoi se reagimi i saj nuk po vjen nga fakti se bëhet fjalë për djalin e presidentit, porse kështu do reagonte edhe nëse do të bëhej fjalë për djalin e ndonjë politikani tjetër, apo çdo të riu në Serbi, të cilit i monitorohet përditshmëria./Gazeta Sinjali/