image Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq flet se si është trajtuar Serbia: Kosova nuk është çështje e mbyllur

Rajon

Reagim/ Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq flet se si është trajtuar Serbia: Kosova nuk është çështje e mbyllur

news image

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq i është përgjigjur deputetes Snezhana Paunoviq se ajo nuk flet më si kryeministre por si qytetare e Serbisë dhe si dëshmitare se si është trajtuar Serbia për shumë dekada.

Bërnabiq është shprehur se çështja e Kosovës nuk është e mbyllur, përkundrazi është çështje e hapur.

“Disa nga fuqitë kryesore të botës që kanë njohur pavarësinë e Kosovës, thonë se nuk është çështje e mbyllur përkundrazi, ata thonë se është një çështje e hapur, bëjnë thirrje për dialog dhe kompromis, dhe cili do të jetë kompromisi është çështje dialogu”, është deklaruar Bërnabiq.

Ajo ka theksuar gjithashtu se politika e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq është korrekte dhe një tregues i mirë për çështjen e Kosovës./ Gazeta Sinjali/