image Bërnabiq: Kërcënimet me bomba po na bëhen për shkak se nuk i kemi vënë sanksione Rusisë

Rajon

Bërnabiq: Kërcënimet me bomba po na bëhen për shkak se nuk i kemi vënë sanksione Rusisë

news image

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka vlerësuar se raportimet për bombat në Serbi janë presion nga jashtë, për shkak të mosvendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë.

“Ne jemi i vetmi vend në Evropë që nuk kemi vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe presionet janë të pabesueshme nga dita në ditë dhe kërcënimet për bomba janë presione nga jashtë për shkak të mos vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë”, tha ajo nga Shkupi ku po qëndron për vizitë zyrtare.

Ajo tha se raportimet për bombat janë planifikuar me kujdes dhe se ato sipas saj, kanë ardhur nga jashtë.

Bërnabiq po ashtu tha se mos vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë u ka kushtuar atyre “jashtëzakonisht shumë”, sepse pyetja kryesore për investitorët është bërë pse Serbia ende nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe siç theksoi ajo, kjo gjithashtu ngadalëson rritjen e mëtejshme të vendit.

Ajo shtoi se Serbia është e vetmja që respekton parimet e së drejtës ndërkombëtare, në të cilën është e vetmuar në botë dhe është i vetmi vend për të cilin këto parime nuk ndryshojnë nga situata në situatë.

/GazetaSinjali/