image Kryeministri: Rrini në shtëpi, drejtori i IKSHPK-së: Dilni në natyrë

Kosovë

Pandemia/ Kryeministri: Rrini në shtëpi, drejtori i IKSHPK-së: Dilni në natyrë

news image

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, Naser Ramadani ka thënë se qytetarët mund të dalin sot në natyrë por me kujdes të shtuar.

“Ne kemi rekomanduar 2 metra distancë mes njëri tjetrit, ashtu siç jemi edhe ne tash. Por koha është e mirë dhe njerëzit mund të dalin në natyrë. Virusi nuk qëndron në ajër”, ka thënë Ramadani për rtk.

Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, iu ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre, për shkak të situatës së krijuar nga virusi Covid-19.

““Shumë herë ju kam thirrë t’dilni n’protesta. Tash është trimni t’qëndroni n’shpi”, ka shkruar Kurti dje në një postim në rrjete sociale.

Kujtojmë se sot janë konfirmuar edhe 4 raste të reja me koronavirus në Kosovë me ç’rast numri i të prekurve nga ky virus ka shkuar në 13./Gazeta Sinjali/