Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka arritur në Kuvendin e Kosovës, ku u prit nga kryeparlamentarja Vjosa Osmani.
Takimi ishte paralajmëruar rreth orës 15:00, dhe ai tashmë ka arritur në takim.
Para takimit me Osmanin, ai fillimisht u takua me kryetarin e Nismës, Fatmir Limajn.
Ndërkaq, vizita e Edi Ramës do të zgjasë dy ditë, ku do të vazhdojë të takohet me liderë të tjerë politikë./ Gazeta Sinjali/