image Kryeministri pret në takim Sekretarin e NATO-së, nuk deklarohen për media

Politikë

Kryeministri pret në takim Sekretarin e NATO-së, nuk deklarohen për media

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg, raporton Gazeta Sinjali.

Pas takimit, asnjëri nga ta nuk është deklaruar për media.

Paraprakisht Stoltenberg është takuar me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Sekretari është takuar edhe me komandantin e KFOR-it, Franco Federicin dhe drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-së, Frank Best. /Gazeta Sinjali/