image Kryeministri në terr uron Krishtlindjet

Sociale

Kryeministri në terr uron Krishtlindjet

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë me rastin e festës së Krishtlindjes.

Ai tha se beson të jenë të ndërgjegjshëm bashkërisht për kushtet në të cilat pandemia e ka vendosur vendin, për sipas tij, realitetin kompleks global, e për krizën energjetike, ku tha se dritën e gjënë nëpër festa të tilla.

Kurti përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka shkruar se “E, sinqeriteti, puna dhe ndjenja e përbashkët janë çelësi i çdo suksesi në jetën e secilit prej nesh. Ne do të jetojmë gjithnjë në rrethanat e kohës, por mendimi, vullneti duhet të ushqehen prej besimit. Nuk ka shpresë pa besim”.

Kurti më tej tha se besimi është themeli që ua ofron çdo fe popullit të Kosovës, andaj, ai tha se e respektojnë njëri-tjetrin në fe e në praktikë.

“Ne e dimë mirë se dashuria mes nesh është virtyti më i lartë i njeriut. Pasuria jonë kulturore, rrënjosur në traditën tonë popullore, në vetëdijen tonë kolektive për një fat të përbashkët”.

“Me këtë përvojë të madhe kombëtare ndërfetare ju urojmë motra e vëllezër katolikë, ortodoksë, protestantë e ungjillorë shqiptarë më të mirën. Sepse, kjo ditë është ajo e lindjes së bartësit të mesazhit të dashurisë ndër njerëz”, është shprehur ai./GazetaSinjali/