image Kryeministri Kurti tregon sa është numri i serbëve që refuzojnë letërnjoftimin e Kosovës

Politikë

Kryeministri Kurti tregon sa është numri i serbëve që refuzojnë letërnjoftimin e Kosovës

news image

Pak para marrëveshjes me Serbinë për qarkullimin me letërnjoftime, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti,  thoshte se nëse serbët e Kosovës në pikëkalimet kufitare do ta tregojnë letërnjoftimin e Serbisë, atëherë do të marrin letrën e bardhë ose dokumentin për hyrje – dalje, i cili ra ga kombinimi, pasi u bë marrëveshja pa letra të bardha.

Kryeministri, megjithatë, ka dhënë statistika interesante se sa serbë e posedojnë dokumentin që e lëshon Republikë e Kosovës, e sa e refuzojnë atë.

Sipas tij, është një numër mjaft i vogël që nuk ka letërnjoftim të Kosovës.

“Në Kosovë jetojnë afërsisht 130 mijë serbë, ose 6 përqind e popullsisë së përgjithshme. Vetëm 2 deri në 5 mijë serbë insistojnë në letërnjoftim të Serbisë dhe refuzojnë të marrin letërnjoftimin  Kosovës” ka thënë Kurti në një intervistë për Al Jazera Balkans.

/GazetaSinjali/