Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke vazhduar të ndjek skuadrën kosovare, Bad News Eagles që po zhvillojnë gara në turneun më të madh në botë, Rio Major 2022.
Kurti ka shkruar për fitoren bindëse të BNE-së ndaj ekipit brazilian “00Nation”, me rezultatin 16:3.
“Bad News Eagles, ama Bad News vetëm për kundërshtarët. Pas suksesit në Majorin e fundit në Antwerp dhe kualifikimit tani në Rio de Janiero, sot filluan garën e tyre të parë, ku shkëlqyen me fitore 16:3, ndaj ekipit brazilian 00Nation. Suksese në garën tjetër sonte”, ka thënë kryeministri Kurti.