Kryeministri i vendit Albin Kurti, u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave nga shpërthimi i sotëm vdekjeprurës në Stamboll.
Ai u ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve nga ky akt.
”I shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta Republikës së Turqisë pas shpërthimit të sotëm vdekjeprurës në Stamboll. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e atyre që humbën jetën, ndërsa të plagosurve u uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar Kurti në Twitter.
My heartfelt condolences to the Republic of Türkiye after today’s deadly explosion in Istanbul. Our thoughts and prayers are with the families of those who lost their lives, and I wish a speedy recovery to the wounded.
— Albin Kurti (@albinkurti) November 13, 2022