Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar pas telefonatave që ka zhvilluar me shefin e Politikës së Jashtme të BE-së, Joseph Borrell dhe me sekretarin e NATO-së, Jens Stoltenberg, lidhur me tensionet dhe sulmet në veri të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Kurti bëri të ditur se me ta ka diskutuar për nevojën e de-eskalimit të situatën në veri të Kosovës.
Kreu i ekzekutivit kosovar tha se dialogu është zgjidhja e vetme.
“Në bisedat telefonike sot me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian, Joseph Borrell dhe sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg, ne diskutuam për sundimin e ligjit, paqen dhe sigurinë, si dhe nevojë për de-eskalimin e situatës në veri të Kosovës. Dialogu është mënyra e vetme për të gjetur zgjidhje”, shkroi Kurti në Twitter./Gazeta Sinjali/