image Kryeministri Kurti mbështet fjalimin e Gërvallës për dhunën seksuale gjatë luftës në Kosovë

Sociale

Kryeministri Kurti mbështet fjalimin e Gërvallës për dhunën seksuale gjatë luftës në Kosovë

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bashkangjitur fjalimin e ministres së Jashtme, Donika Gërvalla në konferencën e mbajtur lidhur me dhunën seksuale gjersa ka theksuar se solidarizohet me të mbijetuarit e guximshëm të dhunës seksuale nga lufta në Kosovë.

Kryeministri Kurti përmes një postimi në Twitter, është solidarizuar me të mbijetuarit e dhunës seksuale, deksa e shpërndarë fjalimin e Donika Gërvallës në Londër.

“Solidarizohemi me të mbijetuarit e guximshëm të dhunës seksuale nga lufta në Kosovë, siç u theksua nga ministrja e Jashtme, Donilka Gërvalla, në Konferencën në Londër. Kosova ka nënshkruar Deklaratën Politike të iniciativës Parandalimi i Dhunës Seksuale gjatë Konfliktit”, ka shkruar Kurti.

Gërvalla ka marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Ministrore për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt të organizuar në Londër.

/GazetaSinjali/