image Kryeministri Kurti do ta vizitojë edhe selinë e NATO-s

Politikë

Kryeministri Kurti do ta vizitojë edhe selinë e NATO-s

news image

Përmes një komunikate për media të lëshuar nga Aleanca Veriatlantike njoftohet se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takohet me Sekretarin Gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg më 29 prill, shkruan Gazeta Sinjali.

Të enjten më 29 prill 2021, Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të takohet me z. Albin Kurti nga Kosova në selinë e NATO-s”, thuhet në njoftim.

Shefi i qeverisë kosovare do të udhëtojë sot në Bruksel, ku do të takohet me udhëheqësit kryesorë të institucioneve evropiane./Gazeta Sinjali/