Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk po iu ndalohet serbëve të votojnë në referendumin e Serbisë, por që ky proces duhet të bëhet në bazë të ligjit të Kosovës.
“Ushtrimi i kësaj të drejte duhet të bëhet nën ombrellën juridike tonën. Kjo s’është e paprecedentë. Edhe praktika evropiane e thotë të njëjtën. Këtu e dimë që shumë qytetarë që kanë dyshtetësi s’është e thënë që të votojnë vetëm në njërin shtet”.
“Organizimi i votimit jashtë Zyrës Ndërlidhëse është kundër kufijve të ligjit dhe parimeve kushtuese të Republikës së Kosovës. Për të siguruar aplikim të Kushtetutës dhe legjislacionit të Republikës së Kosovës në tërë territorin e vendit, votimi në këtë referendum mund të bëhet në Zyrën Ndërlidhëse ose përmes postës”.