image Kryeministri kroat i reagon Serbisë: S'është koha për tu ulur në dy karrige"

Rajon

Kryeministri kroat i reagon Serbisë: S’është koha për tu ulur në dy karrige”

news image

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç deklaroi sot se Serbia duhet të jetë e kujdesshme se kë do të zgjedhë nëse ka ambicie për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Nuk është koha për t’u ulur në dy karrige”, ka thënë Plenkoviç

Ai i është përgjigjur pyetjes për anulimin e vizitës së ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov në Beograd, për shkak se Bullgaria, Maqedonia dhe Mali i Zi mbyllën hapësirën e tyre ajrore për aeroplanin që do të transportonte ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë.

“Kjo nuk ka të bëjë me ne, është një çështje midis Rusisë dhe Serbisë. Serbia duhet të jetë shumë e kujdesshme se kë do të zgjedhë dhe do të mbajë, nëse ka ambicie për t’u anëtarësuar në BE”, ka theksuar kryeministri kroat./abcnews.al/

/GazetaSinjali/