image Kryeministri i Luksemburgut thotë se nuk do të lejojnë konflikt në Ballkan, përmend edhe Kosovën e Serbinë

Kosovë

Kryeministri i Luksemburgut thotë se nuk do të lejojnë konflikt në Ballkan, përmend edhe Kosovën e Serbinë

news image

Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel teksa ka folur për rajonin në një konferencë të përbashkët me kreun e Qeverisë së Shqipërisë, tha se e di që Kosova dhe Serbia po dialogojnë dhe nënvizoi nevojën e progresit në këtë proces.

Sipas tij, Ballkani Perëndimor ka qenë “një fuqi baruti” për Evropën dhe se tani duhet të bëhet gjithçka që shmangen konfliktet dhe tensionet shtesë.

“Ballkani Perëndimor ka qenë ‘një fuqi baruti’ për kontinentin tonë dhe duhet të bëjmë gjithçka që ta shmangim. Qoftë ‘Open Ballkan’ , qoftë të flasim me njëri-tjetrin.”, u shpreh ai.

“Unë e di se Kosova dhe Serbia po diskutojnë dhe sot është e rëndësishëm të bëjmë përpara dhe nuk duhet t’ia lejojmë vetës konflikte dhe tensione shtesë” , shtoi ai.

/Gazeta Sinjali/