image Kryeministri i Kroacisë anuloi të gjitha aktivitetet për kosovarët e aksidentuar

Rajon

Kryeministri i Kroacisë anuloi të gjitha aktivitetet për kosovarët e aksidentuar

news image

Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe mbi 40 të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, fillimisht ishte e vështirë për t’i identifikuar, disa orë pas tragjedisë, policia arriti të bënte lidhjen e viktimave me dokumentet e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Kurse kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ishte në krye të detyrës të dielën kur anuloi gjitha aktivitetet dhe shkoi në Slavonski Brod.

Pasi që vizitoi të lënduarit Plenkoviq tha se Kroacia i ofron Kosovës krejt ndihmën e mundshme në këto ditë të vështira për Kosovën.

Kjo është një nga aksidentet më të rënda që kanë ndodhur në vendin tonë. Nga kostot e qëndrimit këtu, deri tek organizimi i udhëtimit në Kosovë për të gjithë pacientët, sepse duke pasur parasysh situatën, jo të gjithë pacientët do të jenë në gjendje të largohen nga Sllavonski Brod në të njëjtën kohë. Ne do të ndihmojmë gjithçka”, tha kryeministri kroat.

Kurse kryeministri Kurti dje kishte shkuar në Zagreb me ndihmën e autoriteteve kroate, ku dhe kishte vizituar të prekurit e ngjarjes në Slavonski Brod.

Këtu i vizitova të gjithë pacientët nëpër dhomat e spitalit përfshirë është ata dy që janë në kujdesin intensiv dhe falënderoj menaxhmentin e spitalit dhe mjekët për kujdesin e treguar. Këtu jam bashkë me tre ministrat të qeverisë tonë, ministren e Punëve të Jashtme ,ministrin e Punëve të Brendshme, ministrin e Shëndetësisë, si dhe shefin kabinetit të presidentes, për të qenë pranë këtyre udhëtarëve të cilët patën fat në këtë fatkeqësi”, kishte thënë Kurti.

Ai atje kishte shkuar së bashku me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia si dhe shefin kabinetit të Vjosa Osmanit, Blerim Vela.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës , Xhelal Sveçla, gjatë ditës së sotme ka thënë se kjo është fatkeqësi shumë e rëndë për popullin.

“Ne edhe njëherë në këtë situatë takuam aleatin dhe popullin vëllazëror të Kroacisë. Autoritetet këtu kanë bërë krejt cka ka qenë e mundur nga momenti i parë për tu kujdesur për gjithë njerëzit e prekur. Tani po koordinohemi që njerëzit sa më parë të shkojnë në Kosovë apo të kthehen në Gjermani nëse duan”, tha Sveçla./Gazeta Sinjali/