image Kryeministri i Kanadasë shfaqet në tubim elektoral me jelek antiplumb

Siguri

Frika/ Kryeministri i Kanadasë shfaqet në tubim elektoral me jelek antiplumb

news image

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, u shfaq i veshur me një jelek antiplumb dhe i rrethuar nga forcat të shumta sigurie në një tubim elektoral të shtunën, pas informacioneve se kishte një kërcënim serioz për jetën e tij.

Trudeau e kishte veshur jelekun antiplumb poshtë një këmishë blu të çelur dhe siç mund të shikoni në foto, dallohej lehtësisht. Tubimi u mbajt në qytetin Ontario të Mississauga, jashtë Torontos. Nga ana tjetër, policë të cilën mbanin çanta shpine e kishin izoluar kryeministrin nga të katër anët në podium, hera e parë që nga fillimi i fushatës zgjedhore gjashtë-javore për zgjedhjet e 21 tetorit.

Skenat ishin pothuajse të papara në historinë e fundit politike kanadeze, e cila ka qenë jashtëzakonisht paqësore. CBC citoi burime pa emër brenda Partisë Liberale të Z. Trudeau të thoshin se ai veshi jelekun antiplumb në fushatë pasi ishte kërcënuar.

Policia nga ana tjetër nuk ka pranuar të komentojë. Trudeau arriti 90 minuta me vonesë për mitingun ku ishin mbledhur më shumë se 2000 njerëz dhe gjithçka u mbyll pa incidente.

Gruaja e tij Sophie ishte parashikuar ta prezantonte, por nuk e bëri. Trudeau, i cili shpesh futet mes turmës për të shtrënguar duart dhe për të pozuar për foto, bëri të njëjtën gjë ndërsa po linte aktivitetin, por kësaj radhe ishte i rrethuar nga afër nga siguria.

Për dallim nga Shtetet e Bashkuara, ku katër presidentë janë vrarë që nga viti 1865, në Kanada pothuajse nuk ka histori të dhunës serioze politike.

Një përjashtim ishte në vitin 1970, kur një grup radikal që kërkonte pavarësi për Quebec rrëmbeu zv / kryeministrin e provincës kanadeze dhe më vonë e vrau.