Kryeministri i Austrisë, Sebastian Kurz, i ka dekoruar me “Medaljen e Artë të Meritave” dy policët që e eliminuan sulmuesin gjatë sulmit terrorist të së hënës në Vjenë, transmeton Gazeta Sinjali.
Kurz përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ata dy parandaluan më të keqen.
“Me veprimet e tyre të guximshme dhe me përkushtim me jetën e tyre, këta dy zyrtarë policorë e eliminuan vrasësin gjatë sulmit të së hënës, duke e parandaluar më të keqen”, shkroi ai.
“Dje, i falënderova dy zyrtatët e WEGA-s për tërë forcat emergjente dhe i shpërbleva ata me Shenjën e Artë të Meritave të Republikës së Austrisë”, vazhdoi tutje Kurz.
Ndërkohë , gjatë sulmit të tmerrshëm të dy nëntorit në Vjenë, katër persona u vranë dhe 23 të tjerë u plagosën.
Kurse, sulmuesi me prejardhje shqiptare e me prindër nga Maqedonia Veriore, i identifikuar si Kujtim Fejzulai, 20-vjeçar, u vra nga policia.