image Kryeministri hungarez: Nga sot ndalohet hyrja e të huajve në Hungari

Evropë

Kryeministri hungarez: Nga sot ndalohet hyrja e të huajve në Hungari

news image

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, mori vendim për ndalimin e hyrjes së personave të huaj në Hungari dhe mbylljen e kufijve, për shkak të masave të marra ndaj COVID-19.

Vendimi në fjalë u mor javën e kaluar, por do të hyjë në fuqi nga sot.

Orban tha se do të ketë përjashtime duke filluar për persona qeveritarë, studentë të huaj me një certifikatë studimi me kohë të plotë, shoferë kamioni gjatë rrugës për në shtëpi, mysafirë në tubime familjare si dasma dhe pjesëmarrës në ngjarje sportive, kulturore ose fetare.

Të gjithë ata që marrin leje që të hyjnë apo të kthehen në Hungari do të jenë të detyruar të karantinohen për një periudhë dy-javore dhe të dalin negativë dy herë në testin e koronavirusit./GazetaSinjali/