image Liga e Kampionëve: Lojtarëve të pavaksinuar të Chelseat dhe Real Madridit iu ndalohet hyrja në Francë

Futboll

Liga e Kampionëve: Lojtarëve të pavaksinuar të Chelseat dhe Real Madridit iu ndalohet hyrja në Francë

news image

Lojtarët e Chelseat dhe Real Madridit që nuk janë vaksinuar nuk do të lejohen të hyjnë në Francë, pasi do të përballen me Lille dhe PSG-në në kuadër të Ligës së Kampionëve. Mirëpo ende nuk dihet se sa është numri i të pavaksinuarve të ekipeve në fjalë.

Franca i ka ashpërsuar masat antiCOVID dhe atletët profesionistë që nuk janë të vaksinuar nuk mund të hyjë në vend.

UEFA njoftoi të enjten se ekipeve do t’iu kërkohet në parim t’iu përmbahen rregullave të zbatueshme në çdo vend.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë së fundmi se dëshiron t’i godasë njerëzit e pavaksinuar duke ua kufizuar hyrjen në vendet publike, siç janë kafenetë, restorantet dhe kinematë.

Real Madridi do të udhëtojë drejt Francës për t’u përballur me PSG-në më 15 shkurt, për ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Chelsea – kampioni në fuqi – do të udhëtojë drejt Francës më 16 mars për përballjen me Lille në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales.

/Gazeta Sinjali Sporti/