image Kosova pret shumë nga hyrja e Shqipërisë në KS të OKB-së - Sinjali

Kosova pret shumë nga hyrja e Shqipërisë në KS të OKB-së

news image

Nga 1 janari i 2022, Shqipëria do të jetë anëtare e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Ulësja në këtë institucion kaq të rëndësishëm përfaqëson sfidë madhore, por dhe një mundësi të shkëlqyer për Shqipërinë dhe mund të konsiderohet si një prej arritjeve më të mëdha të diplomacisë shqiptare.

Me këtë rast, ministrja e Jashtme e Shqipërisë Olta Xhaçka, tha se do ta shfrytëzojë këtë moment dhe për të avancuar çështjen e Kosovës.

Edhe ish-ambasadorja kosovare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka thënë se pret që gjatë periudhës që do të zgjasë deri më 31 dhjetor të vitit 2023, Shqipëria të reduktojë raportimin për Kosovën nga UNMIK-u, njofton klan kosova.

Siç vlerëson ajo, shteti shqiptar duhet të kërkojë mbylljen e misionit ndërkombëtar të UNMIK-ut në Kosovë.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin