image Kryeministri Hoti me një këshilltar më pak, Visar Berisha jep dorëheqje

Kosovë

Kryeministri Hoti me një këshilltar më pak, Visar Berisha jep dorëheqje

news image

Këshilltari për shëndetësi i kryeministrit Avdullah Hoti, Visar Berisha ka njoftuar se nga sot nuk do të jetë më pjesë në kabinetin e kreut të ekzekutivit, shkruan Gazeta Sinjali.

Berisha bëri të ditur vetë lajmin përmes një postimi në Facebook, ndërsa nuk tregoi arsyet e largimit të tij.

“Parimet, lojaliteti ndaj Republikës dhe barazia kanë qenë ato që më kanë nxitë me qenë pjesë e projektit politik për këta muaj. Të njëjtat po i marr me vete pa ndryshuar asgjë në to”, tha ai.

Ndryshe, Visar Berisha është djali i ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Kolë Berisha, i cili ishte kryetar i Kuvendit në periudhën 2006-2007. /Gazeta Sinjali/