image Izet Sadiku jep dorëheqje nga detyra e u.d drejtorit të Klinikës Infektive

Shëndetësi

Izet Sadiku jep dorëheqje nga detyra e u.d drejtorit të Klinikës Infektive

news image

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Izet Sadiku ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar vetë Sadiku, i cili ka shtuar se këtë vendim e ka marrë për arsye personale.

Ai tha se nuk ka pasur arsye të vazhdojë më në këtë pozitë.

Sadiku mori këtë post pas dorëheqjes së Lindita Ajazaj-Berishës.

/GazetaSinjali/