image Abuzimi me avionët zyrtarë: Dorëhiqet kryeparlamentari polak

Botë

Abuzimi me avionët zyrtarë: Dorëhiqet kryeparlamentari polak

news image

Pas një skandali në lidhje me udhëtimet e shumta, disa prej të cilave me familjen e tij, në bordin e avionëve qeveritarë, Presidenti konservator i Dhomës së Ulët të Parlamentit polak, Marek Kuchcinski, ka paralajmëruar  se nesër do të ofrojë dorëheqjen.  

 “Do të jap dorëheqjen nga president i Dhomës së Ulët të Parlamentit”, njoftoi për gazetarët Kuchcinski, dy muaj para zgjedhjeve parlamentare, duke konfirmuar se nuk kishte shkelur ligjin për këto udhëtime të shumta.

Disa ditë më parë kryetari konservator i parlamentit polak,  Marek Kuchcinski, kërkoi falje për udhëtimet e shumta  disa prej të cilave me familjen e tij në bordin e avionëve qeveritarë, një çështje që mund të prekë partinë e tij dy muaj para zgjedhjeve legjislative.

Sipas dokumenteve të paraqitura nga opozita dhe media, Kuchcinski, 63 vjeç, funksionari i dytë më i lartë shtetëror sipas Kushtetutës, ka përdorur helikopterët dhe avionët ushtarakë 100 herë këto vitet e fundit.

Në 23 raste ai ka qenë i shoqëruar nga familja e tij.

Ai drejton Dhomën e Ulët të parlamentit që prej vitit 2015 dhe erdhi në pushtet nga konservatorët nacionalistë të partisë ”Ligj dhe Drejtësi”, ku ai është një anëtar i rëndësishëm.

Ai është bashkëpunëtor i afërt i presidentit të partisë Jaroslaw Kaczynski./Sinjali/