Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, përmes një konference për media ka thënë se ai nuk i kontrollon partitë politike për deklaratat e tyre.
Hoti për deklaratën e Goran Rakiqit, i cili tha se ai i zbaton vendimet e Aleksandar Vuçiqit, tha se “nuk është e vërtetë që veriu i Kosovës është në karantinë”.
“Unë nuk i kontrolloj partitë politike se për çfarë deklarohen, por unë jam përgjejgës për kabinetin, cilido që bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës, atëherë unë merrem me ta, kush bie ndesh me Kushtetutën atëherë nuk ka vend në qeverinë time, nuk ka karantinim në veri të Kosovës, nuk është e vërtetë”, u shpreh Hoti para mediave në konferencë.
Hoti foli para mediave, duke njoftuar për bisedën që kishte me presidentin e Francës, Emmanuele Macron, gjatë vizitës së fundit atje./ Gazeta Sinjali/