image Kryeministri e Krasniqi debatojnë për marrëveshjen e targave, Kurti: Unë nuk muj pa juve, as nuk du pa juve

Politikë

Kryeministri e Krasniqi debatojnë për marrëveshjen e targave, Kurti: Unë nuk muj pa juve, as nuk du pa juve

news image

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka replikuar për sqarimet që i bëri Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nga foltorja e Kuvendit për marrëveshjen e targave.

Krasniqi ju drejtua Kurtit, se shkuar në Bruksel për të diskutuar për një temë që nuk ka nevojë.

“Ke mujt me diskutu me amerikanët siç të kanë kërku edhe me thanë në rregull, e kishe pas një situatë normale në veri. Edhe për dokumentat ti as një fjalë s’e ke thënë, ta kemi dhënë krejt hapësirën e mundshme”, tha ai.

“Nuk është fer me bo lojna Borelli apo ai tjetri. Borelli është njëjtë si Mogherini e ti ke punu me to. Nuk është me rëndësi a ki nejt me Borellin a Lajçakun, përfaqësues të BE-së janë”, u shpreh tutje ai.

Ai tha se narracioni që po mundohet ta krijojë Kurti, s’do t’i shërbejë Qeverisë.

“Ti mirë që e ke kuptu rëndësinë e bashkërendimit, se s’munesh me ec vet. Duhet bashkërendim edhe me partitë opozitare, dhe me i përmbushë obligimet që i ki, duke i rujt1% aleancat me SHBA dhe BE”, tha Krasniqi.

Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti tha se opsionet e diskutuara me muaj të tërë në Bruksel, Serbia i ka refuzuar.

“E hëna dhe e mërkura është dallim drastik, të hënën dhe të martën fjalët nuk kanë qenë të njëjta. 6 muaj kemi diskutuar për targa, 8 opsione kanë qenë në fund në tavolinë, pesë s’kanë qenë të mira 3 kanë qenë të mira, prej këtyre të triave njëri ka qenë i mirë. Serbia i ka refuzuar të gjitha këto, për shkak se në njërën anë të gjitha e kanë pas reciprocitetin brenda”, tha Kurti.

Ai tha se “nuk e kam pranuar dobësinë e shtetit, ata na thonin se ju duhet shume kohë për t’i konvertuar targat. Unë nuk kam mundur të pranoj 12 muaj, sepse do e pranoja paaftësinë e Republikës së Kosovës”.

Ai foli edhe për targat ilegale dhe automjetet që pritet t’u dalë regjistrimi në këtë vit.

“Janë më pak se 200 automjete në Kosovë me shoferë e pronarë serbë që i kanë tabelat ilegale KM PR e të tjera që janë regjistru sivjet, atyne krejtve ka me iu dalë regjistrimi. Unë besoj se dobia ka qenë e madhe dhe nuk kemi cenu kurrfarë substance, do cenohej me shumë nëse do ishte 12 muaj se u dogjën 6 kerre, kjo i bjen që na me jep afate nga 2 muaj për 6 kerre të djegne.”

Në fund Kurti u tha deputetëve se unë nuk mundem pa juve dhe as nuk dua pa juve.

“Kuvendi e ka fjalën e fundit. Kuvendi e ka fjalën rregullisht sa herë që jam në Kosovë, mua këtu me keni. Unë nuk mundem pa juve e as nuk du pa juve. Por, pranoni se e keni Kryeministrin ma të rregullt se shumë deputet”, përfundoi Kurti.

/GazetaSinjali/