image Kryeministri britanik u shërben drekën e Krishtlindjeve trupave britanike

Botë

Kryeministri britanik u shërben drekën e Krishtlindjeve trupave britanike

news image

Kryeministri britanik, Boris Johnson vizitoi sot bazën ushtarake pranë Tapës, në afërsi të kryeqytetit estonez, Talin, ku u shërbeu trupave britanike drekën e Krishtlindjeve, me gjel deti dhe puding Jorkshajëri, njoftoi BBC.

Të paktën 850 trupat britanike atje përfaqësojnë dislokimin më të madh operativ britanik në Evropë.

Mes të tjerash, Johnson nënvizoi impenjimin britanik përballë NATO-s dhe ruajtjen e kufirit lindor të Estonisë me Rusinë.

“Pas pak ditësh, të gjithë në atdhe do të festojnë Krishtlindjet me familjet, ndërkohë që ju jeni këtu, shumë larg dhe në një vend të ftohtë. Por, ajo që po bëni është pabesueshmërisht e rëndësishme, sepse është arsyeja për të cilën të gjithë në vendin tonë mund t’i kalojnë Krishtlindjet në paqe dhe siguri”, deklaroi Johnson.

Downing Street tha se Johnson ishte takuar edhe me homologun e tij estonez, Juri Ratas. /Gazeta Sinjali/