image Kryeministri britanik: Rusia nuk ka pse të frikësohet nga misioni i NATO-s

Botë

Kryeministri britanik: Rusia nuk ka pse të frikësohet nga misioni i NATO-s

news image

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka folur rreth tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës në Konferencën e Sigurisë e cila po mbahet në Mynih të Gjermanisë. Ai ende beson tek zgjidhjet diplomatike, por thotë se bota duhet të jetë “tepër e sinqertë” kundrejt kërcënimit rus.

“Nëse Ukraina pushtohet, ne do të jemi dëshmitarë të një shkatërrimi të një shteti demokratik, një vend që ka qenë i lirë me gjenerata, ne i kemi siguruar atyre se do të qëndrojmë me ta për sovranitetin e tyre. Është në interesin tonë të përbashkët që Rusia të dështojë. Rusia nuk do të përfitojë asgjë nga kjo”, tha Johnson gjatë fjalimit.

Ai tutje shtoi se Mbretëria e Bashkuar ka punuar së bashku me Bashkimin Evropian dhe ShBA-të, për të hartuar sanksione më të ashpra dhe më të forta.

“Britania gjithmonë do të punojë për liri dhe demokraci në botë. I bëj thirrje Kremlinit të tërhiqet dhe të kthehet në dialog. Kemi shansin që të anashkalojmë katastrofën dhe të kthehemi në paqe”.
vijoi Johnson.

Kryeministri britanik, po ashtu ka cekur që Rusia ka po aq të drejtë sa çdo shtet të jetojë në paqe, Rusia nuk ka pse të frikësohet nga misioni i NATO-s për një botë në paqe.

“Nuk mund ta themi se çfarë do të ndodhë në ditët e ardhshme, por nëse Rusia sulmon, ne do të sigurohemi që do të dështojnë”, ka deklaruar kryeministri britanik, Johnson.

/GazetaSinjali/